Vdekja e Mehmet Shehut, 10 provat që vërtetojnë se atë e vranë

0
Gjigandi

– U tha që vrau veten  por a  është vëretë kështu?

Provat që vërtetojnë vrasjen

Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të që vërtetojnë se ishte vrasje.

1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës.  “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”

2. Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.

RonaTyra

3. Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.

4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës

5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.

6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.

7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohësisht të ushqehet mirë.

8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.

9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.

10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu