Pas ngjarjes së rëndë, ku një 3-vjeçar humbi jetën pas trajtimit të marrë në një klinikë dentare, Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Në njoftimin e bërë prokuroria shprehet se po vijon veprime e tjera proceduriale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit të mitur.
Në ndihmë të këtij procesi bëhet e ditur se janë sekuestruar kartelat klinike në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës por edhe në klinikën private ku është bërë ndërhyrja.
Roland Xhaxho, mjeku anestezist i klinikës dentare përballet me veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.
Njoftimi:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË
Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.
Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.
p.k\dita