Vazhdojnë tensionet/ SHBA, kundërshtohen trupat federale

0
Gjigandi

Tensionet vijojnë në Portland të Oregonit, ku prania dhe veprimet e oficerëve federalë po ngrenë shqetësime për një krizë të mundshme kushtetuese, me argumentin se agjentët janë dislokuar pa miratimin e organeve lokale.

Përplasjet e fundit, vijnë pas një vendimi të një gjykatësi për një urdhër të përkohshëm frenimi për agjentët, në përgjigje të një padie të ngritur nga dega e Unionit Amerikan të Lirive Civile në Oregon. Në konfrontimin e fundit, protestuesit u përplasën me agjentët që mbanin uniforma dhe që ishin vendosur pas një gardhi prej çeliku pranë një gjykate federale, duke lëshuar gaz lotsjellës.
Protestuesit thanë gjithashtu se ishin goditur me predha dhe lazër ndërsa agjentët i detyronin të largoheshin nga ndërtesa, pasi e deklaruan një grumbullim të paligjshëm. Incidenti erdhi një ditë pasi gjykatësi Michael Simon nxorri një urdhër që ndalonte agjentët federalë nga përdorimi i forcës apo arrestimi i gazetarëve dhe vëzhguesve ligjorë në protestat kundër racizmit sistematik dhe ajo që ata e shohin si brutalitet të policisë. Vendimi erdhi një ditë pasi kryebashkiaku i Portlandit Ted Wheeler ishte mes një grupi protestuesish ndaj të cilëve u hodh gaz lotsjellës kur agjentët federalë shpërndanë një protestë para gjykatës.
Sipas Amendamentit të 10-të të Kushtetutës amerikane, përdorimi i policisë është një kompetencë e shtetit, jo e qeverisë federale. Kryebashkiaku Wheeler ka thënë se do që agjentët të largohen, duke e quajtur praninë e tyre si një shkelje të autoritetit federal dhe nxitje të dhunës.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu