Vatikani: Gjendja e ish-Papa Benediktit ‘serioze’ por e qëndrueshme

0
Gjigandi

Papa Emeritus Benedikti XVI është “i kthjellët dhe vigjilent”, por gjendja e tij mbetet serioze, tha Vatikani të enjten në një përditësim mbi shëndetin e ish-Papës.

“Ai është absolutisht i kthjellët dhe vigjilent dhe sot ndërsa gjendja e tij mbetet e rëndë, situata për momentin është e qëndrueshme”, tha në një deklaratë drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo.

“Dua t’ju kërkoj të gjithëve një lutje të veçantë për Papa Emeritus Benediktin, i cili mbështet Kishën në heshtjen e tij. Ai është shumë i sëmurë”, tha Papa Françesku të mërkurën.

Në vitin 2013, Papa Benedikti XVI tronditi botën duke marrë vendimin pothuajse të paprecedentë për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij si pasojë e moshës dhe shënoi herën e parë që një Papë jepte dorëheqjen në gati 600 vjet.

Shëndeti i Benediktit ka qenë në rënie prej disa kohësh. Në vitin 2020, Vatikani tha se Benedikti kishte vuajtur nga një gjendje e dhimbshme, por jo serioze, pas raportimeve në mediat gjermane se ai ishte i sëmurë.

RonaTyra

Benedikti ka qenë një forcë e fuqishme në Kishën Katolike për dekada.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu