Variantet e Covid-19, grip stinor apo të dyja? Simptomat që i ndajnë

0
Gjigandi

Kur OBSH përmendi që nuk kemi më status pandemik për Covid-19, vetëm OBSH por dhe ekspertët e dinin se vendin e pandemisë do e zinte shumë shpejt jo domosdoshmërish përkufizimi endemik, por vazhdimësia e Covid-19 dhe variantet që në varësi të mbulesës vaksinore dhe mbrojtjes imunitare në popullatë mund të krijonin valë më të vogla rreziku, me më pak shtrime spitalore dhe vdekje, ama me rrezikshmëri më të lartë tek grupet vulnerabël (një kategori jo e vogël njerëzish).

Mjeku elpidemiolog në Britani Leidon Shapo thotë se u pa dhe debatua në dy vitet e shkuara mundësia e një “dydemie” ose shkurt, një epidemi gripi që shpaloset në mes të një pandemie të Covid-19.

“Në dy vitet e shkuara virusi i gripit shkaktoi një numër tejet të lartë të sëmundjes në botë përfshi dhe vendet me sistem të lartë survejance e mbulese të mirë vaksinore. Ashpërsia e sezonit të gripit të këtij viti është e paparashikueshme, por me afrimin e dimrit të shumtë janë ata që mund të kolliten dhe teshtijnë, kështu që gjasat e transmetimit janë shumë më të larta kur dikush ka simptoma aktive”, thotë Shapo.

Por cilat janë saktësisht këto simptoma?
Shapo shton se ashtu si në pranverë kur dallimi midis alergjive sezonale dhe nënvarianteve të Omicron vazhdonte të konfuzonte personelin, sfida tani do të jetë identifikimi i shenjave të nënvariateve të Covid-19 kundrejt gripit stinor.

Covid-19 dhe gripi: Cili është ndryshimi?
Fillimisht dallimi mund të mos jetë i lehtë. Edhe pse gripi dhe Covid-19 shkaktohen nga viruse krejtësisht të ndryshme, ato ndajnë një sërë simptomash:

RonaTyra

Ethe

Lodhja

Kollë

Dhimbje të fytit

Rrjedhje nga hunda

Probleme me frymëmarrjen

Dhimbje trupi

Dhimbje koke etj.

Sidoqoftë, ekzistojnë dy dallime të dukshme midis gripit dhe varianteve më të fundit qarkulluese të Covid-19.

Së pari, humbja e shijes dhe nuhatjes është specifike për Covid-19 dhe nuk shihet tek njerëzit që kanë grip.

“Ky është një ndryshim qe ende mbetet shumë i rëndësishëm për të dalluar gripin dhe Covid-19. Ndërsa mund të mos shfaqet në të gjithë pacientët (rreth 38% deri në 55% e pacientëve kanë raportuar humbje të shijes dhe rreth 40% kanë raportuar humbje të nuhatjes), kjo simptomë specifike mund të shfaqet diku nga dy ditë pas kontraktimit të virusit deri në 14 ditë pas fillimit të simptomave”.

Veçantia e variantit BA. 2.86 (Pirola) është se shenjat i ka:

Kollë

Dhimbje të fytit

Rrjedhje nga hunda

Teshtitje

Lodhja

Dhimbje koke

Dhimbje muskulore

Shqisa e ndryshuar e nuhatjes

Së dyti, mënyra se si shfaqen simptomat tek pacientët është shumë e ndryshme. Si gripi ashtu edhe Covid-19 shkaktojnë kollë dhe gulçim, por në përgjithësi, simptomat e Covid-19 kanë tendencë të zgjasin më shumë se gripi. Ato mund të zgjasin për disa javë, nëse jo muaj (si psh Covid i gjatë).

Ka dhe shenja të tjera si skuqje apo kruarje sysh, skuqje dhe kruarje të lëkurës, etj.

Çfarë duhet bërë nëse mendojmë se kemi grip, Covid-19, ose të dyja?
“Është parë nga vitet e shkuara që është e mundur të dalësh pozitiv për gripin dhe Covid-19 në të njëjtën kohë. Megjithatë, sipas eksperteve, mundësia e një koinfeksioni është shumë, shumë e ulët dhe dhënia e diagnozës mbetet e rëndësishme” thotë Shapo, duke renditur se si duhet të veprojnë njerëzit që dyshojnë se kanë grip, Covid-19 apo të dyja.

Flisni me mjekun e familjes

Nëse keni një shenjë treguese të Covid-19 ose gripit, është e rëndësishme të kërkoni kujdes mjekësor. Le të themi se ju fillon me dhimbje koke, ethe, dhimbje trupi dhe lodhje. Unë do të vendosja një maskë, do të izolohesha nga familja dhe do të flisja me mjekun për simptomat. A do bërë kjo nga të gjithë këtë vjeshtë/dimër? Jo domosdoshmërish por kategoritë në risk dhe grupe vulnerabël duhet ta bëjnë dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi e mos të udhëtojnë pa maskë apo shkojnë në punë e teshtijnë apo kolliten nëpër mbledhje me kolegët në ambiente të mbyllura.

Testohuni me testet e shpejta

Është e rëndësishme që të testohemi sa më shpejt që të jetë e mundur për Covid-19 dhe grip. Ne fakt tamponi i hundës mund të përdoret për të testuar si për COVID-19 ashtu edhe për gripin.

Filloni trajtimin

Pas dhënies së një diagnoze, ju mund të vazhdoni me trajtimin e duhur. Për gripin, standardi është një preparat antiviral që mjeku i familjes mund të përshkruajë qe ndihmon në zvogëlimin e ashpërsisë së simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes. Për rastet më të lehta të Covid-19, shumica e njerëzve mund të shërohen në shtëpi duke monitoruar simptomat e tyre, duke pushuar dhe duke pirë lëngje.

Nëse keni probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme, presion në gjoks, konfuzion (që nuk e keni pasur më parë), paaftësi për t’u zgjuar ose për të qëndruar zgjuar, ose shenja te tjera alarmante, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor urgjent.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu