Valbona Mema rrëfen lindjen e vajzës

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur Valbona Mema e cila prej disa javësh është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania ka rrëfyer gjatë rrugëtimit të saj një moment që ka shenjuar jetën e saj, momentin e ardhjes në jetë të së bijës.

Ajo është shprehur se e bija ka ardhur në jetë teksa këngëtarja ishte në muajin e tetë të shtatëzanisë. Këngëtarja ka qenë në skenë në një koncert në Prishtinë në momentin kur i kanë plasur ujërat dhe i është dashur të vijojë performancën edhe për disa momente për të mos rënë në sy të publikut.

“Lindja e vajzës time është libër. Kisha ngelur pa dashur shtatzënë nuk e dija. Isha shumë e re dhe e frikësuar. Kisha shumë frikë nga jeta se u përballa me shumë gjëra. Unë mora rrugën për në Prishtinë për një koncert dhe sakrifikova veten time duke qenë në muajin e tetë.

E shikoja në momentin që dola në skenë më plasën ujërat. Dhe e vazhdova këngën edhe pse isha veshur me rroba të gjera. Shkova në maternitet. Isha e trembur. Thashë po humbja fëmijën. Kam ndenjur gati 24 orë. Pastaj më vjen në dhomë një doctor dhe më tha do të ndihmoj unë tani”, është shprehur ajo.

Artistja e muzikës popullore tregoi peripecitë që i është dashur të kalojë për të rritur fëmijët, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit me të cilin e bija ishte shumë e lidhur.

RonaTyra

“E kam dritën e syrit. Është shumë e bukur rritja e një fëmije. Vajza ime është dem, ka një karakter shumë të fortë. Nuk ngjan me mua dhe djalin. Ngjan me të atin. Është pak e ftohtë. Humbja e babait e bëri kështu sepse ajo u mbyll në vetvete. Isha vetëm. I rrita vetëm. Përtypa shumë gjëra që fëmijët e mi nuk donin ta shikonin nënën e tyre duke qarë.

Jam një nënë që nuk bëhem dot shoqe me fëmijët e mi. Duhet ta kem atë lloj autoriteti. Më është dashur shumë kohë ta bindja që babai i saj nuk kthehej sepse e priste shumë. Ka një karakter që nëse të do, të do. Nëse nuk të do, nuk të do. Fëmijët nuk duan të më shohin të mërzitur këtu. Duan të më shohin vetëm të qeshur”, deklaroi Valbona Mema.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu