Vaji i rozmarinës, sekreti për flokë të shëndetshëm

0
Gjigandi

Simbol i dashurisë për romakët, elementi magjik që i dha pavdekësi egjiptianëve të lashtë dhe trendi i ri në platformat sociale: rozmarina është vlerësuar gjithmonë për vetitë e shumta, por tani kjo bimë ka arritur një tjetër nivel fame.

E përdorur në aromaterapi për të çliruar tensionin, vaji i rozmarinës vlerësohet si një aleat i fuqishëm për shëndetin e flokëve. Ky vaj mund të forcojë qarkullimin dhe të përmirësojë furnizimin me gjak të gjëndrave të flokëve. Nga ana tjetër, vetitë anti-inflamatore ndihmojnë në reduktimin e acarimit të kokës, zbokthit dhe kruajtjes, duke siguruar një mjedis më optimal për rritjen e shëndetshme të flokëve.

Duke luftuar në mënyrë aktive kundër radikalëve të lirë, vaji i rozmarinës mund të ngadalësojë procesin e thinjave. I përshtatshëm për çdo lloj lëkure, ai mund të aplikohet direkt në lëkurë, ose mund të përdoret së bashku me shampon.

Në TikTok, hashtagu #rosemaryoil ka tejkaluar 34 milionë shikime dhe aty propozohen metoda të ndryshme përdorimi për të shfrytëzuar përfitimet e vajit të rozmarinës. Por ekspertët paralajmërojnë: Lënia e çdo lloj vaji në lëkurën e kokës për një periudhë të gjatë kohore mund të prishë mikroflorën e lëkurës, duke shkaktuar kruajtje dhe skuqje.

Për këtë arsye, mënyra ideale për të marrë në maksimum të gjitha përfitimet e vajit të rozmarinës është të përdorni produkte specifike me vaj rozmarine, si shampo apo balsam.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu