Tanku kryesor i sulmit i ushtrisë ruse T-72 ka pësuar shumë modifikime gjatë dekadave, ndërsa siç duket nga pamjet e fundit të publikuara nga ministria e mbrojtjes, ai po kthehet në një formë nëndetëseje.
Në manovrat spektakolare T-72B3 shihet që kalon lumin 5-metra të thellë në periferi të qytetit Orenburg në rajonin e Uraleve.
Në pamje shihet tanku 41-ton që zhduket nën ujë para se të dalë përsëri në sipërfaqe në anën tjetër të lumit.
Për të realizuar këtë inxhinierët thonë se mjeti është pajisur me një “sistem special ajrimi” në mënyrë që ekuipazhi të marrë frymë gjatë zhytjes.
T-72 është tanku kryesor i dizenjuar në epokën sovjetike që prej viteve 1970. Versioni T-72B3 është modifikuar me veshje reaguese ndaj eksplozivëve, një top që lëshon raketa dhe motorë të rinj.
Burimi: top-channel.tv