Ushtria izraelite ka konfirmuar se militantët e Hamasit po mbajnë robër civilë dhe ushtarë izraelitë në Gaza.
Veprimet në enklavën palestineze shënojnë një përshkallëzim të madh të luftimeve.
Ushtria konfirmoi pretendimet e Hamasit që luftëtarët e saj kishin rrëmbyer një numër izraelitësh pasi ata depërtuan në gardhin e fortifikuar të vendit dhe sulmuan komunitetet në jug.
Ushtria nuk ofroi detaje të mëtejshme, duke refuzuar të komentojë se sa izraelitë ishin kapur.
Gjatë gjithë ditës, ka pasur disa raportime për pengje.
Mediat sociale janë mbushur me video që pretendojnë se tregojnë luftëtarët e Hamasit duke tërhequr zvarrë ushtarët e pajetë izraelitë dhe duke parakaluar civilë të kapur nëpër rrugë.
a.c./dita