Ushtarakët e Kompanisë për Operacione Civile të FSK-së kanë shpërndarë donacionit me pako ushqimore dhe higjienike të dhuruar nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë.
Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash.
Kështu ka njoftuar ministri i FSK-së, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij
Si çdoherë, ushtarakët tanë së bashku me ushtrinë aleate amerikane në mbështetje të qytetarëve të vendit pa dallim.
Këtë radhë, ushtarakët e Kompanisë për Operacione Civile, kanë shpërndarë donacionit me pako ushqimore dhe higjienike të dhuruar nga Ushtria Amerikane për familjet në nevojë.
Donacioni u shpërnda në disa komuna të vendit, si në Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Dragash.
Forca e Sigurisë së Kosovës është në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.