“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinajn”, Rama: Kemi divergjenca botëkuptimore

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama shpjegoi ditën e sotme në Parlament se përse e përdori termin që veriu është “no man’s land (tokë e askujt)” gjatë një interviste për prestigjozen britanike “The Financial Times”.

Rama tha se kjo pjesë e territorit të Kosovës është jashtë kontrollit dhe aty nuk ke mundësi të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Për ta zbutur, e krahasoi me Lazaratin në kohën e kanabisit.

Unë e konsideroj veriun e Kosovës “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur aty nuk ka asnjë kontroll dhe nuk ka asnjë mundësi të parashikosh se çfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, “no man’s land”. Por kjo u keq shfrytëzua me shpejtësi, përfshijnë edhe sazexhinjtë e plantit non grata duke e futur si shërbim timin ndaj Beogradit” tha ai.

Ai e pranoi se ka divergjenca të forta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe i doli në krah Haradinajt për një video në rrjet.

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër. Ndërsa me Albinin nuk kam patur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar.

RonaTyra

Gjithashtu fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pnegon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe.

E dini si është puna, Ramush Haradinaj sic do komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë, dhe si cdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambjent privat dhe prap të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze të kohës të Maoce dunit duke u future në rreth si tradhtar i kombit”, u shpreh Rama.

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu