Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka publikuar sot vendimet e fundit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në Shqipëri.
Ibrahimaj shton se Bordi i Transparancës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë ose pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës ka vendosur të pasqyroj një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve për periudhën 15 deri në 16 mars.
“
Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës
“, theksoi Inbrahimaj në facebook.