Ukraina zgjedh përfaqësuesin për në Eurovision 2022

0
Ukraina zgjedh përfaqësuesin për në Eurovision 2022
Gjigandi

Mes shumë problemeve dhe rreziqeve nga pushtimi rus, Ukraina ka zgjedhur përfaqësuesin e saj për garën evropiane të muzikës, Eurovision 2022.

Fillimisht u zgjodh si përfaqësuese Alina Pash me këngën e saj “Tini Zabutykh Predkiv”, por për shkak të akuzave se ajo vizitoi Krimenë ilegalisht në vitin 2015, këngëtarja duhej të tërhiqej nga gara për të përfaqësuar shtetin ukrainas.

Kështu Radio Televisioni Publik i Ukrainës ftoi grupin Kalush Orchestra për të përfaqësuar shtetin në Eurovision Song Contest 2022, shkruan

EurovisionWorld

.

RonaTyra

Grupi ishin radhitur të dytët në konkursin Vidbir – që zgjedh përfaqësuesin e Ukrainës në Eurovision.

“Stefania” titullohet kënga e grupit në përbërje nga: Oleg Psyuk (themelues dhe vokalist), Ihor Didenchuk (multi-instrumentist), Kilimmen (DJ) dhe Johnny Dyvnyi (vokale mbështetës).

View this post on Instagram

Emri i grupit rrjedh nga vendlindja e Oleg (Kalush në Ukrainë) dhe u themelua në vitin 2019. Pas publikimit të dy këngëve të tyre të para, Kalush Orchestra nënshkruan kontratë me gjigantin e Amerikës së Veriut, Def Jam, pjesë e Universal Music Group.

Deri më tani ata kanë nxjerrë në treg dy albume dhe më pas kanë vendosur të formojnë grupin, dhe këndojnë kryesisht këngë folklorike ukrainase.

Eurovision 2022 do të mbahet në Torino të Italisë, në datat 10, 12 dhe 14 maj 2022.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu