Ujësjellësi Kanalizimi Fier vijon me flamuj të kuq, në tenderat e zhvilluar. Së fundmi nën drejtimin e Petrit Kananit ka rezultuar me problematika me prirje abuzive.
Konkretisht në datë 18. 10 2023 shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Fier sh.a. ka hapur garën me objekt Shoqërimin e Vlerave Monetare, me vlerë 29 milion lekë. Kontrata do të ishte kuadër dhe lloji i kontratës procedurë e hapur e thjeshtuar.
Por për këtë tender të lëshur nga titullari Petrit Kanai si duket se nuk ka pasur garë, duke rezultuar me flamur të kuq sipas open data për mungesë të konkurrencës.
Fitues doli në përfundim të procesit “Myrto security” shpk me ofertën 2 914 909,00 lekë. Sipas të dhënave tenderin e ka fituar i vetmi garues duke ofertuar gati me disa qindarka me pak para nga fondi limit.
Por ky nuk është tenderi i vetëm i Petrit Kananit!
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A ka shpallur një tender me numër reference -65440-04-07-2023 me fond limit 38 390 927,00. Ujësjellësi i Fierit kërkonte mallra me objekt materiale hidraulike.
Por ku qëndron problemi, Petrit Kanani titullari I këtij institucioni kanë ndryshuar kriteret e tenderit dhe për më tepër nuk ka një njoftim për këtë. Kompania që duhet ta fitonte duhet të kishte kapacitet financiar jo me e vogël se 730 milion lekë pra në një vit kompania duhet të kishte si xhiro vjetore këtë shifër por, kompania që ishte paracaktuar të fitonte nuk e përmbushte këtë kriter dhe për pasojë u është dashur të fusin duar përsëri në kriteret e tenderit sepse mesa duket “kostumi i qepur” nga drejtori i Ujësjellës kanalizim Fier i qëndron pak më i madh kompanisë. Sqarimi: Në pikën 2.2.1 të Kapacitetit ekonomik, ishte: “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2020-2021-2022), ku vlera mesatare e së cilës, të jetë jo më e vogël se dyfishi i vlerës së përllogaritur të kontratës (vlera e fondit limit) ose lotit, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar. Kjo kërkesë do të konsiderohet e përmbushur nëse Operatori Ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktor”.
Pika 2.2.1 e Kapacitetit ekonomik, bëhet: “Për të provuar kapacitetet financiare dhe ekonomike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për 3 (tre) vitet e fundit financiare (2020-2021-2022), ku vlera mesatare e së cilës, të jetë jo më e vogël se vlera e përllogaritur e kontratës (vlera e fondit limit). Kjo kërkesë do të konsiderohet e përmbushur nëse Operatori Ekonomik arrin vlerën e xhiros minimale në të paktën një vit të periudhës së kërkuar nga Autoriteti Kontraktor.
Por ky nuk është tenderi i vetëm edhe më herët Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SH.A ka rezultuar me flamur të kuq në një tjetër tender për blerjen e matëseve mekanike uji dhe aksesor, me vlerë 11 998 916,00 me numër reference REF-58717-02-10-2023. Nga kjo garë drejtori i ujësjellësit ka skualifikuar të gjithë kompanitë përveç fituesit. Duke ngritur dyshime të forta se kjo kompani përsëri është paracaktuar në dëm të buxhetit të shtetit.
Ky tender është marr nga Alen -So SHPK në pronësi të ludmilla Ngjeliu. Ky nuk është tenderi i parë që kjo kompani merr më herët emri i Ngjeliut ka dal në media si ofertuesi më i shtrenjtë por që ka fituar një tender mjaftë të shtrenjtë edhe në Lushnje.
Nga sa vijon ABC24.al kërkon të dijë:
- Me çfarë procedurash i ka hapur dhe mbyllur tenderat Drejtoria e Ujësjellësit, Fier?
- Me çfarë llogjike financiare është fituar tenderi?
- Kjo procedurë, në llogari të kujt bëhet?
Vijon…/ABC24.al