Udhëtimi që për pak u kthye në tragjedi, klandestinëve nga vendet MENA u mbaron ajri në bagazhin e mjetit

0
Gjigandi

Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.

Shtetasi me iniciale Ç. H., u kap duke transportuar emigrantë të cilët nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të mungesës së ajrit nga bagazhi i mjetin.

Sakaq uniformat blu i sekuestruan automjetin dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

RonaTyra

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 33”.

Transportonte 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 33”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Ç. H., banues në Tepelenë, i arrestuar  më parë për të njëjtën vepër penale.

Në vendin e quajtur “Kthesa e Leklit”, Tepelenë, shtetasi Ç. H. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur bagazhin e automjetit që drejtonte.

Pas hapjes së bagazhit të automjetit nga shërbimet e Policisë, u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit. Emigrantët e paligjshëm, duke qenë se ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të mungesës së ajrimit në bagazhin e mjetit, u transportuan fillimisht për të marrë ndihmën mjekësore, në spital, dhe më pas u shoqëruan në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasit Ç. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu