U vra për një orë dhe varësen e floririt, zbardhet ekspertiza për Mariglen Gjonajn

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj i cili në vitin 2015 u shpall i zhdukur, ndërsa ditën e djeshme u zbulua se eshtrat e gjetura në Lezhë i përkisnin të miturit.

Në ekspertizën mjeko-ligjore të kryer tek kafka e gjetur në zonën e Fushe-Kuqes në Kurbin, thuhet se ka patur një dëmtim dhe se goditjet janë shkaktuar me sende të forta në kokë.

Ndërkohë autori i dyshuar Kristjan Cenaj ka vepruar i vetëm për grabitjen dhe vrasjen e adoleshentit. Në këtë konkluzion ka dalë prokuroria e Kurbinit deri në këtë fazë hetimesh në lidhje me këtë ngjarje e cila u zbardh pas 7-vitesh nga zhdukja e adoleshentit nga Mamurrasi.

Ndërkohë Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi.

Oficerët e policisë i komunikuan urdhër arrestin e lëshuar nga prokuroria dhe menjëherë u dërgua në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, ndërsa akuza e ngritur ndaj tij është “Vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi ai mendohet ta ketë kryer krimin për t’i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

RonaTyra

Në dëshminë e tij para hetuesve 30-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me krimin, por organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme që e imlikojnë atë në këtë krim të rëndë.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, 7 vite nga zhdukja e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu