U vra nga fqinji/ 56-vjeçari i foli pas sherrit për parkingun me një grua, ja si agravoi ngjarja e rëndë në Tiranë

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 56-vjeçar gjeti vdekjen pasi u qëllua me grushte nga fqinji.

Burime për median bëjnë me dije se viktima Nikolin Staka me origjinë nga Laçi punonte si mësuese, si dhe kishte vetëm një muaj që ishte banor i Tiranës pas ka jetuar në Belgjikë më parë. Mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, Staka ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës që fqinji i tij Alban Meneri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur nga lart.

“Çfarë bën, si nuk të vjen zor qëzihesh me gra”, mësohet t’i ketë thënë viktima 51-vjeçarit.

“Zbrit poshtë se ta tregoj unë”, ka thënë autori.

Pasi janë takuar në sheshin poshtë pallatit, Mëneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë Nikolinin dhe ka ikur nga vendi. Ditën tjetër, pra ditën e djeshme 56-vjeçari Staka është gjetur i pajetë në banesën e tij.Dyshimet janë se ai ka vdekur nga hemorragjia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu