“U tërbofsh se na tërbove”, u arrestua sot, aktiviteti i specialistes së AKSHI në TikTok

0
Gjigandi

Policia e Korçës arrestoi ditën e sotme specialisten e AKSHI-t, Erisa Fero, së bashku me Likmend Bashën dhe Endri Karajn, ku u kapën në flagrancë në Qafë Thanë duke transportuar rreth 57 kg kanabis me mjetin e tyre.

Burime bëjnë me dije Erisa Fero ishte dhe në një lidhje intime me Likmend Bashën, i cili është djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.

Nga një vëzhgim i rrjeteve të saj sociale, vihet re se ajo ka qenë shumë aktive ku postonte video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Siç duket nga videot e publikuara në TikTok, Fero ka qenë frekuentuese e rregullt e jetës së natës.

28-vjeçarja ka postuar një video ku shfaqet në një lokal nate duke kërcyer nën muzikën e Aurela Gaçes dhe krahas saj shkruan: “U tërbofsh, se na tërbove”.

Nga videot e publikuara vihet re se ajo është dhe militante e Partisë Socialiste.

RonaTyra

Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021, kohë kur edhe është kallëzuar në Prokurori për manipulim të votave.


j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu