Policia e Korçës arrestoi ditën e sotme specialisten e AKSHI-t, Erisa Fero, së bashku me Likmend Bashën dhe Endri Karajn, ku u kapën në flagrancë në Qafë Thanë duke transportuar rreth 57 kg kanabis me mjetin e tyre.
Burime bëjnë me dije Erisa Fero ishte dhe në një lidhje intime me Likmend Bashën, i cili është djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja.
Nga një vëzhgim i rrjeteve të saj sociale, vihet re se ajo ka qenë shumë aktive ku postonte video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Siç duket nga videot e publikuara në TikTok, Fero ka qenë frekuentuese e rregullt e jetës së natës.
28-vjeçarja ka postuar një video ku shfaqet në një lokal nate duke kërcyer nën muzikën e Aurela Gaçes dhe krahas saj shkruan: “U tërbofsh, se na tërbove”.
Nga videot e publikuara vihet re se ajo është dhe militante e Partisë Socialiste.
Fero ishte anëtare e Partisë Socialiste si pjesë e komisionit të numërimit të votave në vitin 2021, kohë kur edhe është kallëzuar në Prokurori për manipulim të votave.
j.l./ dita