‘U shkel Marrëveshja e Uashingtonit’, Vuçiç flet për aplikimin e Kosovës për në BE

0
Gjigandi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkel Marrëveshjen e Uashingtonit.

Gjatë një vizite në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë, Vuçiç u tha gazetarëve se lidhur me këtë çështje, por edhe për dërgimin e trupave serbe në Kosovë, do të ketë një mbledhje të qeverisë, shkruan REL.

“Ne do t’i përgjigjemi të gjitha këtyre sonte, pas mbledhjes së qeverisë. Ne po ashtu do të marrim përgjigje sa i përket kërkesës sonë lidhur me Rezolutën 1244, por edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shumë shtete”, theksoi ai.

Ndër të tjera, presidenti u shpreh se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkel nenin 49 të Traktatit të BE-së.

“Kushti për të qenë në gjendje për të aplikuar për anëtarësim në BE është që të jesh shtet evropian. Nuk e di se çfarë kriteri përdoret për të përcaktuar se çfarë nënkuptojmë me të qenët shtet, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, nënviozi kreu i shtetit serb.

RonaTyra

Më 15 dhjetor, Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e Uashingtonit, të cilës i referohet Vuçiç, parashihte një moratorium një vjeçar për Kosovën dhe Serbinë. Kosova ishte zotuar se për një vit nuk do të aplikonte për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare, ndërkaq Serbia të ndalte fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu