U shërua nga koronavirusi, flet italiania: Nuk ka dhoma të izoluara, prisni t’iu kalojë vetë

0
Gjigandi

“Unë kam qenë një plagë për të gjithë vendin, por tani jam shëruar” . Kështu është shprehur Morena Colombi, 59 vjeç, nga Trucazzano, në zonën e Milanos, e cila u diagnostifikua pak kohë më parë me koronavirus.

Gruaja vendosi të jepte intervistë, duke shkuar edhe në emisionin e Barbara D’Urso.

Gjatë intervistës ajo u shpreh:

Unë mendoj se situata është bërë shumë alarmante dhe ka histeri të ekzagjeruar . Njerëzve duhet t’u thuhet që nëse merrni koronavirusin do të mbijetoni dhe do të shëroheni.

Olombi filloi të ndjehej keq në ditën e Shën Valentinit. Ajo shkoi te mjeku, e cili e diagnostikoi atë me grip normal. Mirëp Morena në ditët në vijim kuptoi që diçka nuk ishte në rregull. Ajo kishte ende ethe, temperaturë dhe kolla nuk ikte.

Kështu që 59-vjeçarja u kthye përsëri në spital, ku sipas saj u përball me akuzat se pse nuk kishte telefonuar 112. Morena denoncon papërshtatshmërinë e institucionit shëndetësor për të përballuar urgjencën. Ajo tregon gjithashtu se kushtet nuk ishin fort të mira dhe se nuk kishte dhoma të izoluara, ku tregon se vetë e mbyllën në një vend pa banjë.

RonaTyra

Tashmë gruaja ndihet më mirë.

Ndër te tjera ajo tha:

Asnjë kurë specifike. E vetmja gjë për të bërë, të paktën në rastin tim, është të presësh që ajo të kalojë vetë. Unë jam pak më mirë, por ende kam simptoma të gripit. Më duhet të qëndroj në shtëpi të paktën katërmbëdhjetë ditë në izolim, gjë që është mjaft e lehtë sepse jetoj vetëm.

Burimi: Tgcom24

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu