“U rrëzua në tokë sa mbërriti në aeroport”, mediat britanike: Humb jetën stjuardesa e “Air Albania”

0
Gjigandi

Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të Air Albania, besohet se ka humbur jetën. Ajo është rrëzuar pas një fluturimi në aeroportin Stansted, pasi u sëmur gjatë udhëtimit.

Sipas mediave britanike, lajmi është konfimuar nga shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë, të cilët pretenduan se gruaja u sëmur rëndë në bordin e shërbimit nga Tirana.

Avioni u ul në pistë rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar. Edhe pse shërbimi i ambulancës e dërgoi të renë me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harlow, mësohet se ajo nuk ka shpëtuar.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim.”

“Indie” ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje. / Bishopsstortfordindependent.co.uk

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu