Është sekuestruar pasuri me vlerë 1 milionë euro në Cërrik. Pasuria në emër të 34-vjeçarit Eris Skënderi, dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.
34-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 6 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
“Është finalizuar operacioni policor i koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24 shtator, i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i cili është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht:
-një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;
-një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik;
-2 automjete dhe 1 motomjet“, konfirmon policia.
Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
p.k\dita