Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka kërcënuar një vajzë të mitur.
Siç njofton Policia, vajza e mitur ishte njoftuar në rrjetet sociale me personin e dyshuar, i cili më pas kishte kërcënuar atë me fotografitë e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte njoftuar me një mashkull të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i dyshuari ka kërcënuar me fotot e saj të cilat i posedon”,
njofton Policia.
Më tej, Policia bën të ditur se është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.