Një vendim aspak i zakontë ka ndodhur në Glasgou të Skocisë. Dy shqiptarët Orges Rizaj dhe Agustin Grembaj të cilët u kapën në një ‘fabrikë kanabisi’ janë liruar nga burgu.
Brenda ndërtesës industriale të konvertuar në ‘shtëpi bari’ u gjetën bimë kanabisi me një vlerë prej 9.5 milionë sterlina. Të dy shqiptarët u deklaruan të fajshëm dhe rrezikonin një dënim të gjatë me burg.
Megjithatë, Ministria e Brendshme zbuloi se të dy personat ishin trafikuar për në Skoci që të punonin në fabrikën e kanabisit. Gjykata e Lartë në Glasgou dëgjoi se si shqiptarët kishin shumë frikë për të treguar se çfarë u kishte ndodhur nga mundësia e pasojave mbi ata dhe familjet e tyre.
Gjykata e tërhoqi fajësinë dhe i shpalli të pafajshëm, duke theksuar se ky ishte një rast i veçantë. Gjyqtari Lord Mulholland tha: “Ky është një vendim i jashtëzakonshëm dhe jam i kënaqur që ka rrethana të jashtëzakonshme”.
/Burimi: Priza.al/