U kapën me snajper në makinë/ Ish-efektivi i RENEA dëhohet me 7 vite e 9 muaj burg, 5 vite për shokun e tij

0
Gjigandi

 

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj  burg ish efektivin e forcave RENEA Remal Rada, që  u kap me snajper në makinë një vit më parë  në rreth rrotullimin e Saukut.

Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s.

Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi  u gjykuan me gjykim të shkurtuar.

Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua  më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi  në makina ju gjet nja snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

RonaTyra

Rada ishte larguar nga RENEA , ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete).

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu