Dy vëllezër Saimir dhe Oltjan Aruci janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën me 7.9 kilogramë kanabis. Mësohet se sasia e drogës është gjetur në banesat e dy personave në fshatin Bulçesh.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh. Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”.
p.c. / ABC24.AL