U kap ‘mat’ me doza kanabisi në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Korçë

0
Gjigandi

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Korçë, pasi kjo e fundit i gjeti sasi kanabisi me vete dhe në makinë. Për pasojë “Toyota” e tij dhe kanabisi  u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale.

Në pranga ka rënë J. L., 21 vjeç, banues në Korçë.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

Po të njëjtat struktura bëjnë me dije se, efektivë të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për A. M., 45 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi gjatë një konflitkti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 33-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu