Mëngjesi i sotëm ka nisur me një ngjarje të rëndë.
Një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Korçës.
Mësohet se gruaja është rreth të 60-tave dhe mendohet se është vetëhedhur.
Momentalisht ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 si edhe njihet ndryshe në Korçë, “Gropa”.
Ende nuk dihet shkaku pse gruaja u hodh por policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes.