U dhunua dhe u mbajt peng nga partneri, flet 28-vjeçarja

0
Gjigandi

E reja që u dhunua nga partneri për një javë me radhë në një banesë në Tiranë ka rrëfyer ngjarjen në polici.

Ajo është shprehur se partneri i saj Gleard Gusholli, tashmë i arrestuar, e ka dhunuar me këmbë karrigeje si dhe e ka goditur me shqelma dhe grushte. Më tej ajo ka thënë se gjatë ditëve që mbahej peng në banesë ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja. Nga ana tjetër, avokati i saj mbrojtës Enea Cenko ka kërkuar urdhër mbrojtje për klienten e tij: “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës” 28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare nga partneri i saj.

Ai e mbajti të mbyllur për një javë, ndërkohë që në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë që dyshohen se e kanë ndihmuar. Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit gjetën edhe mjete që përdoren për konsumimin e kokainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu