Turqi/ Zyrtari rus gris flamurin ukrainas; diplomatët përplasen fizikisht (Video)

0
Gjigandi

Një konflikt fizik ka ndodhur, gjatë një konference në Turqi, mes një zyrtari rus që grisi flamurin ukrainas dhe një diplomati të Kievit.

Zyrtari rus i tërhoqi nga duart flamurin deputetit ukrainas Oleksandr Marikovsky, teksa ai përgatitej për një foto.

Më pas, delegati rus shihet që largohet i trembur me flamurin në dorë, por ukrainasi e ndjek dhe e qëllon me grushte.

Delegatët ukrainas kishin ngritur fshehurazi flamurin e vendit të tyre prapa deputetes ruse Ola Timofeeva teksa ajo fliste. Pas debatit, delegacionit iu kërkua të largohej nga salla por incidenti tjetër pasoi në korridoret e samitit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu