Turqi/ Çmontohet grupi i narkotikëve shqiptaro-turke, 1 i arrestuar, 2 të shpallur në kërkim; sekuestrohen 8.6 kg marijuanë

0
Gjigandi

Një shtetas turk ka rënë në prangat e policisë në Turqi, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjithashtu janë shpallut në kërkim 2 shqiptarë dhe një turk si pjesë e grupit kriminal.

Uniformat blu raportojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Përtej kufijve”, falë bashkëpunimit të Policisë shqiptare me Policinë turke.

RonaTyra

Sekuestrohen në Manisa të Turqisë, 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Është arrestuar 1 shtetas turk, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar penalisht. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike. Gjatë operacionit, Policia turke sekuestroi 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë 1 shtetas turk dhe u proceduan penalisht 3 shtetas të tjerë turq.Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”, 2 shtetas shqiptarë dhe 1 shtetas turk, pasi janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit është e vendosur që bashkërisht me partnerët të luftojë me profesionalizëm krimin e organizuar, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta, brenda dhe jashtë kufijve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu