Trupi iu hodh në kanal, ky është 70-vjeçari që u vra me sëpatë nga fqinji në Shkodër

0
Gjigandi

Zbardhet krimi në Shkodër. 70-vjeçari, Musa Bajraktari është vrarë me sëpatë nga fqinji i tij dhe trupi i ishte hedhur në kanal.

Ngjarja ka ndodhur të enjeten në fshatin Boks.

Fillimisht ngjarja u raportua se 70-vjeçari ishte gjetur i vdekur në kanal për shkaqe natyrale. Por grupi hetimor i policisë ka mundur të zbardhë se ngjarja është vrasje dhe jo vdekje për shkaqe natyrale.

Nga hetimet rezulton se 70-vjeçari ishte goditur me sëpatë nga fqinji duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 60-vjeçarin Xhemal Zeqiri, i akuzuar për vrasje me dashje.

RonaTyra

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë në kokë 70-vjeçarin i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu