Trump rrezikon akuza të rënda për “6 Janarin”, mund të përballet me nxitje të kryengritjes

0
Gjigandi

Ish-presidenti amerikan Donald Tramp rrezikon të përballet me 3 akuza penale për sulmin e mbështetësve të tij ndaj Kongresit më 6 Janar 2021.

Mediat amerikane shkruajnë se Komisioni i Posaçëm Hetimor i Dhomës së Ulët të Kongresit pritet t’u kërkojë prokurorëve të ngrenë akuza për shkelje të paprecedenta për një ish-president gjatë kohës kur ishte në detyrë.

Ndër to, më e pazakonta për historinë e Shteteve të Bashkuara është që presidenti të ketë nxitur kryengritje. Akuzat e tjera janë pengimi i një procesi zyrtar, siç ishte kalimi i pushtetit tek pasardhësi në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe komploti për mashtrim ndaj Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë që ka dhe atributet e Prokurorisë po kryen hetime më vete për këtë çështje dhe nuk është i detyruar t’i marrë parasysh konstatimet e komisionit hetimor të Dhomës së Ulët që aktualisht kontrollohet nga demokratët.

Ish-presidenti Trump hedh poshtë akuzat dhe e konsideron të jashtëligjshëm komisionin. Përfundimet do të bëhen publike në fillim të javës së ardhshme, teksa demokratët synojnë t’i mbyllin sa më shpejt procedurat, pasi më 3 Janar fillon legjislatura e re ku republikanët kanë shumicën pas zgjedhjeve të 8 Nëntorit.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu