Një ngjarje e rëndë ka tronditur Uashingtonin mbrëmjen e sotme. Një person ka qëlluar me armë brenda një hoteli duke lënë 1 viktimë dhe katër të plagosur.
Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa si pasojë personat që ishin brenda ndërtesës janë tmerruar. Policia u njoftua rreth orës 03.30 të mëngjesit me orën lokale kur u dëgjuan të shtëna gjatë një feste në një dhomë hoteli.
“Një grua që ishte në gjendje kritike vdiq në spital” u tha në një njoftim nga policia.
Policia ka nisur hetimet ndërsa deri tani nuk është identifikuar asnjë autor i dyshuar.
/Burimi: Priza.al/