Tronditet Ronaldo, nëna e portugezit shtrohet me urgjencë në spital

0
Gjigandi

Kristiano Ronaldo po kalon një moment të vështirë.

Nëna e portugezit, Dolores Aveiro, është dërguar me urgjencë në spitalin Nelio Mendonca në Madeira, pasi ka pësuar një goditje në tru, rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave portugeze, 65-vjeçarja, është e vetëdijshme, teksa do t’i nënshrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të bërë një egzaminim më të detajuar.

Kujtojmë që në vitin 2007, nëna e yllit portugez u diagnostikua me kancer në gji, ku për fat të mirë ajo arriti ta mposhtë këtë sëmundje.

Së fundmi, ajo po përballet me problemin e ri shëndetësor, ndërsa natyrisht pranë po i qëndrojnë të gjithë familjarët, përfshi këtu edhe Ronaldon.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu