Deputeti demokrat Tritan Shehu në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.
Shehu kërkoi në Kuvend të diskutohet sot për situatën në Ukrainë, e cila u pushtua nga Rusia.
Deputeti tha se duhet të hartojnë një rezolutë, pasi Shqipëria është vend i NATO-s dhe rajoni është gjithashtu i kërcënuar nga agresioni rus.
“Të ndryshojë rendi i ditës. Sot jemi përpara një agresioni të madh të demokracisë dhe vlerave në Evropë. Rrezikon padyshim edhe rajoni tonë. Ky Kuvend, duhet të dalë sot me një rezolutë të qartë dhe të fortë, si parlament i një vendi të NATO-s dhe rajonit tonë që është i kërcënuar. Duhet të analizojë mirë marrëdhëniet midis vendeve dhe largimin nga influenca ruse. Ne duhet të diskutojmë së bashku për këtë situatë kaq të rëndë. Po të shikosh të gjitha parlamentet e vendeve evropiane po diskutojnë këtë çështje. Nuk duhet të rrimë pasiv në një agresion të tillë sepse jemi vend i NATO
“, tha Shehu.