Tragjike/ Shuhet një familje e tërë, shkon në 4 numri i viktimave. Trupat ende në automjet

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku një kamion është përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e kësaj tragjedie kanë mbetur të vdekur katër viktima, nga dy që u raportuan fillimisht. Mësohet se trupat e të aksidentuarve ndodhen ende në automjet, pasi ky i fundit ka pësuar dëmtime të mëdha nga përplasja me kamionin. Raportohet se viktimat janë pjesëtarë të një familje, ku është kërkuar ndërhyrje e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu