Tragjike/ Përplasja e dy trenave në Greqi shkakton 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur

0
Gjigandi

Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ka shkaktuar 32 viktima dhe ka lënë të plagosur 85 të tjerë. Dy trena, njëri prej tyre me pasagjerë, e tjetri me mallra, u përplasën “kokë më kokë” pranë qytetit të Larisës, në veri të vendit.

“Procesi i evakuimit po vazhdon dhe po kryhet në kushte shumë të vështira për shkak të fortësisë  së përplasjes mes dy trenave”, tha për CNN një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës helen.

Të mbijetuarit thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e trenit për shkak të përplasjes.

Treni me pasagjerë po udhëtonte nga Athina për në Selanik, që është qyteti i dytë më i madh i Greqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu