Tiranë/ E kapi duke e tradhtuar, burri e ‘thyen në dru’ gruan: E durova që prej 2012-ës…

0
Gjigandi

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim jo vetëm nga Policia e Tiranës, por edhe nga gruaja, e cila mbasi kontrolloi zonën ku ai qëndronte me të dashurën vendosi t’i tregojë policëve fill e për pe aktivitetin e tij.

“E kam duruar prej 2012 për hatër të fëmijëve”,- thotë në denoncimin pranë komisariatit “Nr. 4” shtetasja F.S., por gruaja e cila dhunohej vazhdimisht vendosi të flasë ditën kur pikasi se ai e tradhtonte dhe mbante paralelisht një lidhje jashtëmartesore.

“Zbulimin e kreva në shtator 2021, dhe gjeta edhe emrin e vajzës që quhet E.T., e cila jeton afër ‘Zgarës Korçare’”,- shprehet nëna e 3 fëmijëve. Ditën që ajo u bind që bëhej fjalë për tradhti ia komunikoi të shoqit. Ai u përgjigj duke e rrahur.

“Njoftova policinë dhe policia erdhi për kontroll në vilën tonë, kryen kontrolle dhe aty mësova se burri im merrej dhe me aktivitet kriminal”,- vazhdon në denoncimin pranë komisariatit në fjalë e reja.

Nga kontrolli në banesë policia nuk konstatoi asgjë të paligjshme, shpjegohet në dosjen që ju tregua “gazetës Si”. Por me ditët që kanë kaluar, e tradhtuar dhe e braktisur mbasi e ka kërkuar gjithandej, ajo i ka shkruar të shoqit: “e di që je me atë kurvën, kthehu tek fëmijët”.

RonaTyra

Por F. sipas saj, i nxehur dhe i informuar se policia i kishte bërë vizitë në shtëpi i përgjigjet: “baxhellë, mjera ti po të hodha në dorë. Ma ule kokën tek të gjithë”.

E reja ia tregoi policisë mesazhet në “WhatsApp”, ku çifti grindet dhe ajo e vë në dijeni: “jam e qartë që je me E., si s’të vjen turp që le fëmijët e vegjël”.

Nga mesazhet, vëren policia, kuptohet që secili kërcënon tjetrin. Burri i shkruan: “veç po të gjeta në lagje ku ti pi kafe me ato shoqet”.

Ndërsa gruaja i vë në dukje të dashurën, që e përshkruan si një vajzë e re e pamëshirshme që po i shkatërronte familjen. “Dola në lagje edhe sot, e di që keni ndryshuar vend dhe do ta kap për flokësh atë k.. kur ta zbresësh për në shtëpi”.

Ja kam frikën vazhdon gruaja, sepse ai nuk më ka lënë të dal e të gjej një punë, mbasi më ka kërkuar të rrisë fëmijët. Nëna e tri fëmijëve thotë: “po ua vendos në dispozicion, ai duhet të shkojë në burg sepse u bë i dhunshëm dhe shprehet: s’ka ç’të duhet ç’bëj jashtë shtëpisë”.

Policia konfirmon se, ka shpallur në kërkim burrin e dhunshëm për të cilin janë kryer disa orë shërbime, duke e pritur të takojë të dashurën, por ai nuk është shfaqur kurrkund.

/Burimi: GazetaSi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu