Tërheqja e trupave amerikane, qytetet gjermane rrezikojnë “falimentimin”!

0
Gjigandi

Mediat amerikane raportojnë se gati 10.000 trupa të SHBA-së mund të tërhiqen përgjithmonë nga Gjermania në muajin shtator.

Por për qytetin ku ato janë stacionuar prej 70 vjetësh, mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike. Qytetet e vogla në jug të Gjermanisë si Grafenëöhr në Bavari ose Ramstein në Rhineland-Palatinate janë zhvilluar që nga Lufta e Dytë Botërore në bazë të pranisë së mijëra trupave amerikane, familjeve të tyre dhe civilëve amerikanë që punojnë në bazat atje.
Në rastin e Ramstein-Miesenbach, popullsia zyrtare e qytetit është më pak se 8,000 – shumë e vogël sipas standardeve gjermane. Megjithatë, aty ekziston pothuajse i njëjti numër i trupave amerikane të vendosura në bazën ajrore të Ramsteinit, si dhe pothuajse dyfishi I kësaj shifre nëse flitet për të afërmit e tyre, që do të thotë se ka rreth tre herë më shumë njerëz që jetojnë në zonën e lidhur me praninë ushtarake sesa ka vetë vendas. Në qytete të tilla, edhe bizneset që gjen më shumë janë ato që lidhen me SHBA-në si Bank of America Military Bank, American Motors — Military Car Sales, Tortuga TexMex Bar & Grill, “Cheers” American Restaurant dhe The Homestead Hotel.
Shumë banorë vendas janë punësuar aty apo në bazat amerikane, e mjaft të tjerë përfshihen në mënyrë jo të dretpërdrejtë përmes shërbimeve të ndryshme. Shembujt nga e kaluara gjithashtu nuk mungojnë: mbyllja e një garnizoni ushtarak në Bamberg, në veri të Gjermanisë në 2014 pati një impakt shumë të madh ekonomik dhe shumë gjermanë në qytetet që strehojnë këto baza, i kundërvihen largimit të tyre.
 

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu