Tentoi vetëvrasjen nga ura pas ndarjes nga e dashura, shpëtohet lojtari i njohur

0
Gjigandi

Pas disa orësh negociata me policinë dhe komunikim me psikologun është bërë i mundur qetësimi i futbollistit Aleksis Beka Beka, i cili kërcënonte se do të hidhej nga një urë 100 metër e lartë.

Ngjarja u regjistrua në Francë e konkretisht në urën Maiganan A7, ku 22-vjecari ishte ulur në anë të bordurës dhe kërcënonte se do të hidhej. Shkak për këtë vendim është bërë ndarja nga e dashura, vendim i cili nuk është pritur mirë nga lojtari.

Efektivë të shumtë policie, forcat ushtarake, psikologë të klubit të Nice shkuan në vendin e ngjarjes ku vijuan negociatat me lojtarin.

Pas disa orësh u bë i mundur largimi i tij nga ura dhe dërgimi në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjatë aksionit policer u bllokuan të dyja anët e rrogës, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve deri sa gjendja u stabilizua. Në vijim pritet të publikohen të tjera detaje sa i përket kësaj ngjarje.

Alexis Beka Beka është futbollist me origjinë kongoleze i lindur në Paris, ndërsa luan për skuadrën e Nice. Më parë ai ka qenë pjesë e Caen, duke u transferuar tek Lokomotiva e Moskës dhe në vitin 2022 iu bashkua Nices në Ligue 1.

RonaTyra

22-vjecari cilësohet si një lojtar me të ardhme të ndritur, ndërsa vlerësohet nga drejtuesit e skuadrës ku bën pjesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu