Një 64-vjeçar anglez është dënuar nga gjykata, pasi tentoi të trafikonte tetë emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar me motoskaf.
Mediat britanike shkruajnë se Charles Lynch u dënua me 3 vjet e 8 muaj muaj burg nga Gjykata e Kurorës së Portsmouth, pasi u shpall fajtor për emigracion të paligjshëm.
Ai gjithashtu pranoi se posedonte një dokument të rremë identifikimi.
Hetimet zbuluan se 64-vjeçari kishte disa dënime të mëparshme për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje, mashtrim dhe falsifikim.
Ai kishte kryer krime të shumta në të gjithë Europën duke përdorur identitete të rreme, përfshirë këtu edhe burgosjen në Francë në 2011 për posedimin e një imazhi të paligjshëm të një fëmijëve të vogël.
Lynch drejtonte një motoskaf rreth 14 metra të gjatë, që zotërohej nga një kompani që ai punonte për të siguruar udhëtime për klientët e korporotave.
64-vjeçari u tha oficerëve se ishte gjerman dhe quhej Wolfram Steidl dhe se nuk kishte ndërmend të dërgonte shqiptarët drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Ai pretendoi se ishte pjesë e një biznesi legal, që siguronte trajnime për navigim.
Mirëpo oficerët e policisë zbuluan se dokumentet që ai posedonte ishin false, duke përfshirë një patentë shoferi daneze dhe një letërnjoftim rumun.
Gjykatësi David Melville QC tha se Lynch kishte “shfrytëzuar” shqiptarët dhe i tha atij se do të vuante edhe pjesën e mbetur të dënimit që i ishte dhënë nga drejtësia britanike në vitet 1990.
Gjykatësi iu drejtua 64-vjeçarit me fjalët:
Ju jeni një kriminel i shkathët, me përvojë dhe tepër profesionist.
Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se Lynch kishte përdorur më shumë se 40 identitete të rreme gjatë 24 viteve të fundit.
Burimi: BBC