Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Qytetari i infektuar ka ardhur nga Italia

0
Gjigandi

Ministria e shëndetësisë sapo konfirmoi se është regjistruar rasti i parë i virusit korona në Maqedoninë e Veriut.

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup u regjistrua rasti i parë me virusin korona, te një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia.

Qytetari vullnetarisht sot ishte paraqitur në Klinikën infektive.

Sot, fillimisht u dyshua në tre qytetarë, por dy testimet e para rezultuan negative sa i përket prezencës së virusit korona. Por, rasti i tretë u konfirmua si i vërtetë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu