Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës. Vuçiç, në fjalimin e tij për media pas bisedës me patriarkun e PSC-së, Porfiri, ka shpjeguar se për këtë po përdoret kriminalizimi i serbëve nga veriu.
Ai vlerësoi se ndalimi i djeshëm i hyrjes në Kosovë, të cilin autoritetet e Prishtinës ia vendosën patriarkut Porfiri, duke e penguar atë të shkojë në Patriarkanën e Pejës, flet më së miri për ata që e organizuan atë, e kjo është vetëm pjesërisht regjimi i Prishtinës.
“Gjithë ditën shpallën se do ta dënonin ashpër atë që bëri Prishtina dhe pastaj e dënuan aq ashpër sa më erdhi turp ta lexoja. Doli se ne serbët e kemi fajin që kemi një patriark që ka dashur të shkojë në shtëpinë e tij, në Patriarkanën e Pejës. Është një nga turpet më të mëdha që mund të përballonin”, nënvizoi ai.
Vuçiç theksoi se ata nuk mund ta vjedhin patriarkun dhe as KPS-në nga populli serb në Kosovë. Ai tha se është e rëndësishme të shihet qëndrimi i atyre që vendosin, para së gjithash nga perëndimi, ndaj popullit serb dhe Serbisë.
“E keni parë në njoftim që flasin për lirinë e lëvizjes dhe se barrikadat, të cilat serbët i kanë vënë në shenjë proteste, janë problem më i madh se ndalimi i patriarkut serb për të shkuar në shenjtoren e tij. Ku, kur ke një mbikëqyrje të tillë ndërkombëtare, mund të ndodhë diçka e tillë”, pyeti Vuçiç.
Vuçiq theksoi se në fund, pse dikush insiston aq histerikisht për heqjen e barrikadave, është se ata duan që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës.
“Kjo është zgjidhja e vetme që ata shohin, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar. Kush i intereson ato barrikada. Askush nuk shkon në jug të Ibrit në ato rrugë, ato përdoren vetëm nga serbët e veriut, të cilët në 99 për qind i mbështesin barrikadat si formë proteste. Pse nxitoni, pse thoni çdo ditë se koha po ikën”, tha ai.
Vuçiç tha se ka bisedime me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, se janë të vështira, dinamike dhe serioze, sepse është e nevojshme të përfaqësohen interesat e popullit serb në Kosovë. Ai kritikoi deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës se serbët me barrikada po sulmojnë integritetin e tyre territorial.
“Kështu thonë ata që së bashku me vendet e NATO-s shkatërruan dhe shkelën integritetin territorial të Sbrijës, të cilët edhe sot po përpiqen ta shkatërrojnë atë, duke shkelur të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë të Selanikut dhe të Lisbonës. Ata guxojnë të flasin të tilla marrëzi për integritetin territorial. Ata vijnë të kërcënojnë se “ne do ta lëmë Kurtin të bëjë çfarë të duhet”. Mirë ta dini se të gjithë ju dëshironi edhe konflikte, vrasjen e serbëve, do të gëzoheni me vdekjen e serbëve, sepse është më e rëndësishme për ju të konfirmoni të ashtuquajturin integritet territorial të të ashtuquajturës Kosovë sesa kokat serbe”, vuri në dukje ai.
Ai tha se ajo që kërkojnë serbët në barrikada është të mos arrestohen personat që kanë qenë në barrikada, të cilët janë shprehje e protestës së tyre.
“Mos i arrestoni serbët vetëm se nuk ju pëlqejnë”, tha ai.
Vuçiç theksoi se Prishtina dhe përkrahësit e saj nuk e respektojnë as nënshkrimin e Rasmunsenit, sepse në atë kohë nuk kishte ëndrra për ushtrinë e Kosovës dhe ata filluan të formojnë ushtrinë ilegalisht.
“Nuk është problem, por barrikada serbe, si shprehje e protestës ndaj të gjitha trillimeve dhe çmendurive që kanë shkaktuar me qëllim që të krijojnë rrëmujë”, tha Vuçiç.
j.l./ dita