“U qëlluan 150 raketa”, të riatdhesuarit nga Izraeli: Pamë tmerrin me sytë tanë!

0
Gjigandi

Të keqen e lamë pas! Kështu janë shprehur me të mbërritur në aeroportin “Pratica di Mare” të Romës rreth 200 shtetas italianë që u riatdhesuan pas nisjes së luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Disa prej tyre përjetuan momente paniku…

“Dita më e keqe për ne që ishim në Tel Aviv ishte mbrëmja e së shtunës, pasi në drejtim të qytetit u qëlluan 150 raketa, që preknin edhe zonën ku ishim ne.

Ne ndodheshim në qendër dhe mund të dëgjonim shpërthimet e dyfishta në ajër, si të raketave edhe të anti-raketave”, thotë një dëshmitar.

Shumica e spanjollëve që janë evakuuar kanë mbërritur gjithashtu me frikë në atdheun e tyre, përfshirë një grup valencianësh që kishin udhëtuar në Tokën e Shenjtë si pelegrinë. Në total ishin rreth 500 shtetas spanjollë që kërkuan ndihmë për të lënë vendin.

Shumë vende përdorën avionë të tipit “charter” për të riatdhesuar shtetasit e tyre. Disa pasagjerë që mbërritën në Brazil kishin shtetësi të dyfishtë, ndërsa të tjerë po e vizitonin për punë Izraelin kur vendi pësoi sulmin më të rëndë në dekada.

RonaTyra

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu