Tensionet në veri të Kosovës, policia mbyll pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak

0
Gjigandi

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Policia e ka konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë, pasi serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Sipas informacioneve nga tereni, rruga në Rudarë të Zveçanit – komunë e banuar më shumicë serbe – vazhdon të jetë e bllokuar, ndonëse ka më pak njerëz se disa orë më parë.

Në hapësirën ajrore të saj është parë duke fluturuar helikopteri i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu