Tensione gjatë protestës në Kosovë, plagoset një polic

0
Gjigandi

Një polic është plagosur pavarësisht thirrjeve të organizatorëve të një proteste në Prishtinë për të mbrojtur uniformat e policisë. Protetsa e organiuar nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Zyrtari policor është parë të jetë i gjakosur, derisa anëtarë të njësive policore po tentojnë të mbajnë rendin në oborrin e Kuvendit.

Pas këtij rasti, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca.

Protesta e veteranëve ka degjeneruar në dhunë pas futjes së pjesmarrësve në oborr e më pas përpjekjes për të hyrë brenda në Parlament.

Protestuesit kundërshtojnë ligjin për pagën minimale dhe ata thonë se ai nuk duhet të votohet. Sipas tyre  ligji nuk i përfshin veteranët në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu