Tension para derbit, tifozët e Tiranës godasin një police

0
Gjigandi

Tension pak minuta para ndeshjes derbi të kryeqytetit, Tirana-Partizanit, pasi vazhdon debati mes tifozëve dhe policisë sa i përket kartave të identitetit në hyrje të stadiumit.

Grupet e organizuara të tifozerive të skuadrave të Tiranës dhe të Partizanit, vazhdojnë të qëndrojnë jashtë impiantit pasi nuk duan që të futen brenda duke treguar kartat e tyre të identiteti, për të respektuar “rregullat e ultrasve”.

Kjo ka bërë që në të dy tribunat pas portave të ketë shumë tifozë jashtë impiantit ndërsa nuk kanë munguar edhe incidente të vogla, deri tani të izoluara, pasi ka pasur tifozë të cilët kanë reaguar ndaj policisë, shkruan “vipsport.al”.

Nga radha e tifozëve të Tiranës në tribunën pas porte, ka fluturuar edhe një shishe uji që ka goditur një police. Gjithsesi, u ruajt qetësia dhe u evitua përshkallëzimi i situatës kur mbeteshin pak minuta nga fillimi i derbit.

88097635_211057016947196_6569182853240717312_n-1024x576

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu