TELEBINGO SHQIPTARE: Fitohet “Super Peta” në Fushë-Krujë, çmimi i madh ndahet mes Elbasanit dhe Tiranës

0
Gjigandi

Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë dhe mund të jeni ju një nga fituesit e 3 “Rrogave Telebingo”, çmimit të madh të javës, lojës “Super Peta”, ku do të mund të siguroni deri në 1.500,000 lekë, shumave të “Rrotës së Fatit”, si dhe shumë dhuratave dhe çmimeve të tjera që do të jepen nëpërmjet lojës telefonike.

Edhe dje shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, nëpërmjet të cilës janë fituar 446,000 lekë. Në këtë lojë kanë luajtur fillimisht fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 5 nëntor. Konkretisht, Rrapushi ka marrë shumën prej 26,000 lekësh, Majlinda 40,000 lekë, Shpresa 30,000 lekë, Hysniu 26,000 lekë, Mitati 101,000 lekë, Muharremi 35,000 lekë, Verxhinushe 30,000 lekë, Ariani 32,000 lekë, Hatixhe 106,000 lekë. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 19 nëntor për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizë të ruletës së fatit.

Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenë të shumtë edhe fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta’, si dhe shumat e tjera të mëdha. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Xhoin si fituesin e parë, i cili ka siguruar plot 85,000 lekë.  Loja ka vijuar më pas në qytetin e Burrelit, duke shpallur Hysenin si fituesin e 55,000 lekëve. Fati i ka ecur më së miri fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Rajmondën në Korçë, e cila ka siguruar plot 80,000 lekë.  Albina në vijim ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 75,000 lekësh. Fatime në Tiranë ka siguruar nga loja telefonike plot 125,000 lekë. Mëse e kënaqshme loja ka ecur edhe për Arianin, i cili fitoi 105,000 lekë. Vebiu në Fushë Krujë ishte fituesi i fundit i lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku krahas shumës prej 40,000 lekësh, ka fituar edhe “Super Petën”, ku duke shfrytëzuar tre petat e arta do të mund të sigurojë deri në 1,500,000 lekë.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,117,850 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve, një e blerë në Elbasan në Lagjen Brigada, dhe tjetra në pikat e shitjes në terren tek Stacioni i Trenit në Tiranë. Secili prej fituesve do të marrë shumën e garantuar prej 558,925 lekësh.

Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë 21169 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 610 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 610 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 0 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

RonaTyra

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu